DJ i famshëm botëror zgjedh këngën “Kuq e zi je ti” të Elvanës dhe Florit (Video)

Qysh prej publikimit të këngës “Kuq e zi je ti” të Elvanës dhe Florit më 19 mars të vitit të kaluar, kjo këngë u bë himn në të gjitha trojet shqiptare.

Në çdo ndeshje futbolli ku luante Shqipëria, ishte pikërisht kënga “Kuq e zi je ti” e cila bashkonte shqiptarët më shumë se kurrë dhe përcillte emocione të forta patriotizmi dhe atdhedashurie, shkruan lajmi.net.

Impakti që kjo këngë ka krijuar te shqiptarët është shumë i madh. Sa herë që dëgjohet, të rikthehen emocionet e forta që të sjell teksti i këngës.

Së fundmi në Tiranë ka performuar një nga DJ më të famshëm, suedezi Axwell.

Kulmi i mbrëmjes ishte momenti kur ai kishte zgjedhur këngën “Kuq e zi je ti” për ta lëshuar në një nga klubet e Tiranës ku ishte i ftuar.

Padyshim që ky ishte një moment shumë emocionues dhe i veçantë, e sidomos kur kënga zgjidhet të lëshohet nga një Dj shumë i famshëm, i cili në Instagram numëron mbi 1 milionë fansa.

Meritat për këtë sukses normalisht që i takojnë Flori Mumajesit si krijues i këngës dhe Elvana Gjatës e cila i dha shpirt me zërin e saj magjik.

Temat
Showbiz

Të afërta