Cuadrado te klubi i madh nga Liga e Kampionëve (FOTO)

Juan Cuadrado është shumë pranë rikthimit në Juventus.

Juan Cuadrado nuk do të mbetet në Chelsea.

Mesfushori kolumbian është shumë afër rikthimit në Juventus, klub ku ishte i huazuar gjatë edicionit të kaluar.

“Gianluca di Marzio” nga “Sky Sport” ka njoftuar se Chelsea dhe Juventus janë afër marrëveshjes për rikthimin e Cuadrados në Torino, përcjell “Lajmi.net”.

Cuadrado i ka bërë presion menaxherit të ri të “Blues”, Antonio Conte që ta lejojë rikthimin e tij te “Bianconerët”.

Capture-108

Temat
BotëSport

Të afërta