Calvin Harris është Dj më i paguar: Kjo është top dhjetëshja

Nuk është e pazakontë të shikosh Calvin Harris në krye të listave.

Dj skocez, i cili është njëkohësisht producent, këngëtar, kompozitor, numëron shumë hite në repertorin e tij, duke përfshirë edhe këngët e prodhuara për këngëtarët e tjerë.

E duket sikur kjo punë e palodhshme e tij është shpërblyer, pasi Calvin ka triumfuar si Dj me më shumë fitime në vit.

Dj 32 vjeçar ka pasur një vit shumë të suksesshëm deri më sot, duke u ngritur në fronin e listës së publikuar nga Forbes, për Dj e muzikës elektronike me më shumë fitime, me të ardhura prej 63 milionë dollarë.

Plot 25 milionë dollarë më shumë se vendi i dytë i cili mbahet nga Dj Tiesto. Vendi më i ulët i podiumit mbahet nga David Guetta me 28 milionë dollarë. Ajo çfarë na bën përshtypje është se në Top 10, nuk renditet asnjë femër.

Ja lista e plotë e 10 DJ-ve më të paguar për vitin 2016 sipas Forbes:

1- Calvin Harris 63 milionë dollarë

2- Tiesto 38 milionë dollarë

3- David Guetta 28 milionë dollarë

4- ZEDD 24.5 milionë dollarë

5- Steve Aoki 23.5 milionë dollarë

6- Diplo 23 milionë dollarë

7- Skrillex 20 milionë dollarë

8- Kaskade 19 milionë dollarë

9- Martin Garrix 16 milionë dollarë

10- Dimitri Vegas & Like Mike 15.5 milionë dollarë

Temat
Showbiz

Të afërta