Bulliqi komenton deklaratat e Bidenit, thotë se miqtë amerikan “nuk na i kanë prerë teshat”

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan në Kosovë dhe deklaratat e tij të bëra sot për çështjen e Demarkacionit dhe Asociacionit ka bërë që deputeti nga radhët e LDK-së Shpejtim Bulliqit t’i komentojë ato.

Ai thotë se nga ato që u dëgjuan sot nga Joe Biden, kuptohet se ne vetë jemi ata që po e duam një situatë të tillë.

“Nga kjo që e dëgjuam nga nënpresidenti amerikan po del se miqtë amerikan “nuk na i kanë prere teshat”. Po duket që ne vetevetit po dëshiroj të ia presim!!!!!!”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Bulliqi është gjeografi i cili së bashku me Florim Isufin kanë nxjerrë një dokument sipas të cilëve nëse Kosova e ratfikon Demarkacionin më Malin e Zi atëherë ajo humb mbi 8 mijë hektarë tokë.

Temat
LajmeVend

Të afërta