Biden kujton Ibrahim Rugovën: Fotografia e tij më kthen në kujtime

Personi i dytë më i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në konferencën e tij në hollin e Kuvendit të Kosovës e ka përmendur edhe Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugovën, duke e parë fotografinë e tij në hollin e Kuvendit.

“Po e shihja fotografinë e Rugovës dhe më kthehet kujtimi për të. Njerëzit në Amerikë më pyesin se pse vij sërish e sërish në Kosovë? Kjo është se sa herë që vij, kthehem më i gjallërishëm dhe me shpresë, se e shoh se dekadat dhe shekujt e armiqësisë mund të tejkalohen. Do të largohem nga ky vend sot pasdite, me një shpresë të rimëkëmbur. Ju po më bëni që të ndjehem si hero”, ka thënë Biden.

ibrahim-rugova

Temat
LajmeVend

Të afërta