ZYRTARE: Futbollisti i Man Cityt do të luajë për Kosovën (FOTO)

Sinan Bytyqi, lojtari i Manchester Cityt dhe Austrisë, që do të vesh fanellën e Kosovës.

Vjen edhe i katërti. Është Sinan Bytyqi, lojtari i Manchester Cityt dhe Austrisë, që do të vesh fanellën e Kosovës.

Lajmi konfirmohet nga Bajram Shala, zyrtar i Federatës së Futbollit të Kosovës, që e ka bërë të ditur lajmin përmes Facebookut, raporton Gazeta Olle.

Bytyqi është prej vitesh pjesë e Cityt, dhe momentalisht po stërvitet me skuadrën e parë bashkë me Bersant Celinën.

Deri tani ka luajtur më të gjitha grupmoshat e reja të Austrisë. Ai është mesfushor me tipare sulmuese.

19-64

Temat
SportVend

Të afërta