Ymeri: Biden ta thotë të vërtetën për producentët e krimit në Kosovë

Kryetari i Levizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon zëvendëspresidenti amerikan, Biden, por është e padrejtë dhe e dëmshme nëse ai nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë.

Ymeri ka shkruar në facebook se Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2, për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë.

Ja postimi i plotë i Ymerit në facebook:

Shpresojmë që ky takim i zëvendëspresidentit amerikan Biden me këta kriminel kosovarë në kostum presidencial e qeveritar do të jetë ndryshe prej të tjerëve. Z.Biden po vjen midis epizodave të aferës PRONTO 2 për t’u takuar me disa prej protagonistëve kryesorë të mafias në Kosovë. Nuk është problemi se kë po e takon e kë nuk po e takon z.Biden. Është e padrejtë dhe e dëmshme nëse z.Biden nuk e thotë të vërtetën për këta producentë e regjisorë të krimit e korrupsionit në Kosovë. Sepse, para së gjithash, janë fëmijët e uritur e të pashkollë, rinia e gratë e papuna, dhe pleqtë në mjerim që po vuajnë nga seriali PRONTO 2.0.

Temat
LajmeVend

Të afërta