Vuçiq jep një lajm të madh, Rama së shpejti në Beograd me politikanë nga Kosova

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se shumë shpejtë do t’i presin në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe, siç ka thënë, shqiptarët nga Kosova.

Ai këto deklarata i ka bërë gjatë konferencës së përbashkët me zëvendëspresidentit e ShBA-së, Joseph Biden, i cili po qëndron për vizitë të shkurtër në Beograd.

Kryeministri serb ka deklaruar se gjatë bisedës më zëvendëspresidenti Biden, kanë folur edhe për raportet mes serbëve dhe shqiptarëve.

“Duam që shtetin tonë ta zhvillojmë, por normalisht edhe t’i ruajmë interesat tona nacionale”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu ka pohuar se në takim me Biden ka biseduar edhe për të gjetur mënyrën që t’i përmirësojnë raportet, të dëmtuara nga shumë gabime.

“Për ne si Qeveri por edhe për mua personalish nuk ka qenë problem që të marrim përgjegjësinë për gabimet e bashkëkombasëve. Këtë duhet ta bëjnë edhe të tjerët, janë vrarë shumë serbë e shqiptarë. Duhet të merremi vesh e jo të shikohemi përmes nishaneve”, ka thënë Vuçiq.

Temat
Lajme

Të afërta