Viti 1996 kur Gili fton në skenë Ermalin, Vesën e Zanfinën në festivalin e fëmijëve (Video)

Në vitet e 90-ta këngëtarja Gili ishte në kulm të karrierës me hitet e saj si “Barbi Kukulla”, “Xixëllonja”, “Studenti” etj.

Përveç këngëtare shumë e famshme, në atë kohë Gili ishte edhe prezantuese edhe festivalin “Show Fest” për fëmijë, duke qenë se ishte idoll i të gjithë fëmijëve me paraqitjen e saj skenike si një barbi e vërtetë, shkruan lajmi.net.

Në këtë rast po kujtojmë festivalin e vitit 1996 “Show Fest” edicioni i dytë i cili u mbajt në ish Sallën e Madhe të koncerteve në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, e cila është djegur në vitet e para të pasluftës në Kosovë dhe sot shfrytëzohet si parking për vetura.

Atëkohë sallat ishin të mbushura me publik, konkretisht në këtë rast ishin rreth 8 mijë veta në publik, gjë që sot nuk ndodh, shkruan lajmi.net.

Ajo që bie në sy në këtë video të siguruar nga Lajmi.net, janë fëmijët këngëtarë të cilët tre prej tyre sot janë këngëtarë shumë të famshëm.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Vesa Lumën të cilët karrierën e tyre muzikore e kishin nisur në festivalet e fëmijëve rreth moshës 7-8 vjeçare.

Ata edhe atë kohë ishin shumë të pëlqyer për publikun e fëmijëve dhe për dallim nga fëmijët e tjerë, ata kanë arritur që edhe sot të jenë aktiv me muzikë dhe të shënojnë sukese në karrierë.

Këngëtarja tjetër që ishte pjesë këtë vit në Show Fest për fëmijë ishte edhe Zanfina Ismaili por që xhirimi i saj nuk është përfshirë në këtë video. Të tjerë që nisën karrierën pikërisht në “Show Fest” janë Uliks Emra, Adelina Berisha etj.

Kënga fituese në këtë edicion ishte “Pinokio” nga Robert Berani, djali i Gilit i cili mori pjesë për herë të parë dhe u pëlqye nga publiku. Roberti nuk e vazhdoi më karrierën si këngëtar.

Temat
Showbiz

Të afërta