S’ka si dashuria e nënës, bota çmendet me arushën heroike (Video)

Ky është momenti kur 3 arinj që po gjuanin salmon së bashku me nënën e tyre në një lumë në Alaskë, i merr rryma me vete.

Mirëpo nëna e tyre nuk mund të mos vepronte në atë moment, kur jeta e të vegjelve të saj ishte në rrezik.

E vendosur ajo kalon ujëvarën dhe arrin këlyshin e parë që ishte bllokuar nga rrjedha e lumit. Më pas shpëton edhe dy të vegjëlit e tjerë.

Video e shpërndarë më 10 gusht në Facebook është parë mbi 1.2 milionë herë dhe është shpërndarë 21 mijë herë.

“Çmimi për mamanë e vitit shkon për… Grazer. 3 të vegjëlit e saj u rrëmbyen nga rrjedha, por fatmirësisht janë mirë”, ishte mbishrkimi i videos.

Pamjet janë xhiruar nga një Bearcam, një kamera live e vendosur në Parkun Kombëtar Katmai në Alaskë.

Temat
Fun

Të afërta