Shpërthen makina-bombë, vriten 4 policë dhe dy civilë

Katër oficerë të policisë dhe dy civilë janë vrarë nga shpërthimi i një makine-bombë në pjesën juglindore të Turqisë.

Zyrtarët kanë raportuar se shpërthimi i sotëm ka ndodhur jashtë ndërtesës së policisë në një rrugë të ngarkuar në provincën Dijarbakir, që ishte arenë e përleshjeve ndërmjet forcave të sigurisë dhe militantëve kurdë, prej Korrikut të vitit 2015, kur u shkatërrua armëpushimi.

Të plagosur mësohet se kanë mbetur të paktën 25 persona, përfshirë tetë policë.

Megjithëse zyrtarët i fajësojnë militantët kurdë për këtë sulm, deri tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë./tvklan.al

shperthimi_1471301097-7410495

Temat
BotëLajme

Të afërta