Selena Gomez pendohet, i kërkon “falje” Justin Bieber (Foto)

Nëse ende nuk jeni të sigurtë se zënka në Instagram mes Justin Bieber dhe Selena Gomez ishte e vërtetë, këtë na e konfirmon vetë këngëtarja.

Ajo ka bërë një hap prapa në kritikat dhe sjelljen e saj ndaj Justin, por për faljen mund të jetë tepër vonë. Këngëtarja e “Can’t Keep My Hands To Myself”, ka postuar një foto në Snapchat, menjëhere pasi Bieber çaktivizoi llogarinë e tij në Instagram.

Selena duket sikur mori një ton më të butë, teksa shkroi: “Ajo çfarë kam thënë ishte egoiste dhe e pakuptimtë”. Ajo natyrisht, i është referuar komente të saj në foton në Instragram të Justin Bieber me Sofia Richie, në të cilën ajo sulmon këngëtarin 22 vjeçar, duke e akuzuar se ka zgjedhur të dashurën, para fansave të tij.

selenaonsnap

Temat
Showbiz

Të afërta