Ramiz Kelmendi e pret Hashim Thaçi në super-villën e tij në Rugovë (Foto)

Të kujtojmë se Ramiz Kelmendi është larguar nga Grupi Parlamentar i PDK-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka pritur të hënën në takim presidentin e vendit, Hashim Thaçi, deputetët Blerim Shala, Besim Beqaj, zëvendësguvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Fatmir Gashin, si dhe pronarin e kompanisë Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli.

“Sot pata në vizitë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në ambientet e grupit ‘ELKOS’ në Rugovë, ku u prekën shumë tema aktuale dhe procesi i nevojshëm i zhvillimit ekonomik. Në këtë takim ishin edhe shumë aktorë ekonomikë, mediatikë dhe politikë”, ka shkruar Kelmendi në profilin e vet në Facebook, transmeton lajmi.net.

Takimi ka ndodhur në shtëpinë superluksoze të Kelmendit në Rugovë.

Të kujtojmë se Ramiz Kelmendi është larguar nga Grupi Parlamentar i PDK-së. /Lajmi.net/

ramizi

ramizi1

Temat
LajmeVend

Të afërta