Pogba ka një punë të re në Manchester (FOTO)

Paul Pogba duket se ka një punë të dytë në Manchester.

Paul Pogba ka filluar të shërbejë në Manchester.

Por, nuk bëhet fjalë për asistime por akullore.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë ka postuar një fotografi ku shihet duke shërbyer akullore, derisa të veshur mban një fanellë të ekipit të Houston Rockets nga NBA.

“Ditë pushimi, kush do akullore?”, shkroi reprezentuesi francez në fotografinë e publikuar në Instagram, përcjell “Lajmi.net”.

Pogba ishte i suspenduar për ndeshjen e xhiros së parë të Premierligës ku Manchester United mposhti Bournemouthin me rezultat 3:1.

Por, ai mund të debutojë kundër Southamptonit të premten në Old Trafford.

Pogba nënshkroi me “Red Devils” gjatë këtij afati kalimtar të verës nga Juventus në transferim rekord me vlerë prej 105 milionë euro.

nintchdbpict000259541620-1

Temat
BotëSport

Të afërta