PDK prezantoi drejtorët e rinj në Prizren

Angazhimi personal i liderit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli për ndryshime në qeverisjen e Prizrenit ka sjellë rezultatet e para pozitive. Pas disa vizitave nga e Veselit, dega e PDK-së ka arritur që me unanimitet të përzgjedhë emrat e drejtorëve të rinj.

Unanimiteti u konfirmua me hapin simbolik ku drejtorët e deritashëm dorëzuan detyrën e tyre tek drejtorët e rinj në një konferencë të përbashkët për media, thuhet në një komunikatë.

Për drejtor të Shërbimeve Publike është përzgjedhur, z. Sulltan Badallaj Ekonimist i diplomuar; Për drejtor të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor është përzgjedhur, z. Visar Islamaj Jurist i diplomuar; Në drejtorinë e Arsimit, Prof Dr. Zahadin Shemsedini; Në drejtorinë e Shëndetësisë, znj. Shpresa Goçaj Specialiste e e Radiologjisë; Në drejtorinë e Punës dhe Mirëqenjës Sociale, znj. Sherife Balaj Mr. e Sociologjisë.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja pasi vlerësoi punën e drejtorëve të deritashëm u zotua se me energjitë e reja të drejtorëve të rinj do të arrijë që të vazhdojë realizimin e projekteve kapitale në Prizren si dhe të ndërmarrë hapa të rinj për zhvillimin e qytetit.

Në këtë konferencë për media foli edhe kryetari i degës së PDK në Prizren, Minir Krasniqi i cili tha se ndryshimet në ekipin e qeverisjes së Prizrenit kanë ardhur sipas propozimeve ana e degës së PDK-së dhe pas konsultave të shumta, me qëllim të ndryshimeve pozitive.

Ndërkaq, drejtori i Inspektoriatit nuk është emëruar sot.

Temat
LajmeVend

Të afërta