Ministrja Hoxha: Ligji i ri për falimentim i rëndësishëm për bizneset

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ishte e ftuar në Tryezën mbi “Sistemin Gjyqësor dhe Ligjin e ri për Falimentim“, e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane.

Gjatë fjalës, ministrja Hoxha vlerësoi rëndësin e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për falimentimin, ligj ky i cili do të mundësoj krijimin e kornizës ligjore që do tu ofroj të gjitha bizneseve qasje në procedura të strukturuara në procesin e falimentimit, transmeton Gazeta Express.

Ministrja Hoxha u zotua për përkrahje, njëherit theksoi se një ndër prioritetet e para do ta ketë adresimin e problematikave të ndryshme përmes legjislacionit komercial dhe shpreh përkushtimin e ministrisë për të kontribuar sa më shumë në këtë drejtim. Në funksion të kësaj është edhe puna që bën Ministria e Drejtësisë me profesionet e lira, në veçanti Përmbaruesit Privat dhe Ndërmjetësimi.

Ministrja Hozha, konsideroi se puna e përbashkët në këtë drejtim do të rezultoj me efikasitet më të madh të të gjitha institucioneve përkatëse në këtë proces dhe e gjithë kjo në funksion të zbatimit të ligjit si parakusht për zhvillimin ekonomik të vendit.

Temat
LajmeVend

Të afërta