Linda Morina bëhet gati për politikë

I ka idol Hashim Thaçin e Sabri Fejzullahun, por me asnjërin nuk dëshiron të bashkëpunoj. Madje ata i sheh si konkurrent të fortë. Të parin ka vendosur ta sfidoj seriozisht në politik ndërsa të dytin tashmë po e sfidon me këngë.

Linda Morina, rrëfen ekskluzivisht për Gazetën Fjala për planet e sajë në politikë dhe angazhimin në estradën kosovare.

Vajza nga llapi që nuk ka lënë personalitet të shquar shqiptar, brenda dhe jashtë kufijve, pa i kënduar këngë e ka marrë seriozisht krijimin e një partie politike.

Synymi i saj është goxha ambicioz.

“Do ta kisha bërë për këto trojet etnike dhe për ti bashkuar të gjithë shqiptarët, sepse pa u bërë bashkë nuk mund të fitojmë asgjë”, thotë Morina.

Por, idenë e Shqipërisë së madhe Linda Morina nuk e ka vënë ende as në letër, nuk ka as miq që i ndihmojnë e as nuk dëshiron të bashkëpunoj më dikë në këtë drejtim.

Mikun më të mirë thotë se e ka çiftelinë me të cilën u bë e famshme në rrjetet sociale dy vitet e fundit kur filloj t’u këndoj këngë Hashim Thaçit, Sami Lushtakut, Ramush Haradinajt komandantëve tjerë të luftës, e pastaj edhe personaliteteve tjera si Rita Ores e shumë të tjerëve.

“Unë gjithmonë kam ditur të këndoj”

Deri para dy vitesh ajo nuk njihej nga askush.

Pa shoqëri, pa shumë mundësi argëtimi e që kryesisht merrej me punë të shtëpisë.

Por çfarë e shtyri atë të zgjedhë këtë rrugë?

“Unë gjithmonë kam ditur të këndoj. Që nga mosha 6 vjeçare unë kam ditur të këndoj dhe të gjithë më kanë sugjeruar që të vijoj shkollën e muzikës. Por, vijimi i shkollës së muzikës kërkonte para e unë nuk i kisha mundësitë sepse kërkohej para për të marr licencën për të dalur këngëtare e rregullt. Ndërsa, nga mungesa e parave vendosa t’u këndoj të gjithëve”.

Linda: “Unë i këndoj kujt të dua”

Tani Linda nuk bën dallime politike, por për të hyrë në reportuarin e saj, duhet dhënë kontribut për vendin. Të tillë i ka vlerësuar edhe ish presidentin Ibrahim Rugova, Kreun e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtin e kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

“Edhe ai ka kontribuar. Edhe Rugova nuk ka qenë njeri që nuk ka bë për komb dhe ai i ka pri kombit Shqiptar”, thotë Morina për Gazetën Fjala, derisa shpjegon se si i zgjedh figurat të cilave u thur vargje që më vonë i kthen në këngë.

“Unë kam të drejtë kujt të dua ti këndoj. Kënd e preferoj unë atij i këndoj. Vetëm Drenicës i kam kënduar më shumë sepse Drenica më së shumti ka kontribuar në fillimin e luftës dhe më së shumti kanë vdekur nga Drenica. P.sh familja e Adem Jasharit ka lënë histori në Shqiptari, dhe e kam ndjerë obligim tu këndoj atyre”, thotë Morina, për Gazetën Fjala.

Thotë se asnjërin nga ata që u ka kënduar nuk e ka takuar ndonjëherë dhe nuk ka marrë asnjë cent kompenzim. Por nuk është pishman për diçka të tillë.

“Kurrë nuk kamë fituar nga ta, as para e as hajr nga ta nuk kam pas. Por mjafton që u kam kënduar me dëshirën time, dhe së pari për t’i treguar Serbisë dhe gjithë botës që kemi njerëz të aftë. Për këtë arsye u kam kënduar, sepse këta e kanë sjellur Kosovën deri në këtë gjendje që është dhe nuk jam aspak pishman. Dhe as nuk u kam kënduar për interes e para”.

LEXO EDHE
Ja me kë fle Adrian Gaxha (Foto)

Linda: “Më shajnë nga xhelozia”

Llapjanka që më shumë i këndon Drenicës është shumë e vetëdijshme se jo të gjithë e pëlqejnë punën e saj.

“Komente ka më shumë të këqija sesa të mira”, thotë ajo derisa tregon se në faqen e saj facebook-ut ka vetëm komente të mira.

“Si duket po frikësohen, ndërsa në youtube janë më trima sepse po flasin keq e më keq”.

Kjo nuk po i pengon aspak Linda Morinës.

“Jo, me këto ofendime vetëm sa ndihem më krenare sepse nuk më intereson çfarë thonë të tjerët sepse unë e di punën të cilën e bëj dhe nuk punoj për njerëz. Punoj për Zotin dhe punoj drejt dhe asnjëherë nuk mërzitem në qoftë se ofendon dikush. Ata mund të xhelozojnë dhe mund të shanjë, mirëpo mua ato gjëra nuk më pengojnë aspak”, thotë Morina.

Deri më tani nderimin e vetëm e ka marrë nga bashkëshortja e të ndjeri Abedin Rexha, Sanija.

“Kur ja kam dërguar CD-n ka qarë nga gëzimi dhe më ka thënë se nuk kam besuar se del ndonjë vajzë shqiptare e i këndon falas heronjve”, tregon Morina.

Nuk është penduar asnjëherë nëse pas një kohe e ka gjetur se dikush nuk e ka merituar përkushtimin e saj.

“Jo, çfarë e kam kënduar kurrë nuk i bie pishman. Çfarë i kam kënduar atyre është për veprën të cilën e ka bërë. Në qoftë se ata kanë bërë ndonjë të keqe ata i bien pishman për vetveten e tyre. Unë jam këngëtare dhe un e këndoj atë të cilën e ka vepruar e ai le të merret me problemet e tij në qoftë se ka”.

Megjithatë, mundi duket se i është shpërblyer pasi është bërë e njohur në formën e saj në internet dhe tani merr goxha ftesa për të kënduar në dasma.

“Ndërsa, fama është diçka që më ka bërë mirë. Çdo gjëje që i kam kënduar më ka bërë mirë”, thotë Linda Morina për Gazetën Fjala.

Për një dasëm Linda Morina paguhet 1000 euro ndërsa gjysmën e këtyre parave thotë se ia jep orkestrës me të cilën këndon.

E çfarë kërkojnë dasmorët nga Linda t’u këndoj në aheng?

“Më së shumti e kanë kërkuar këngën e Rugovës dhe të Hashim Thaçit dhe të Albin Kurtit”.

Më dhjetë gusht do të jetë koncerti I sajë i parë në kaarrierëndërsa deri atëherë ka gjasë të pasurojë reportuarin me këngë të reja.

E veqantë e punës së sajëështë se nuk i duhen më shumë se një orë për të realizuar komplet këngën, nga teksti deri në lansimin në kanalin e saj në You tube.

“Nuk më marrin shumë kohë, 1 orë. Shikoj biografi në internet dhe pastaj e shkruaj tekstin, sepse kam dëshirë të shkruaj diçka reale”.

Edhe tekstet edhe meloditë i bën vet dhe ndihet e ofenduar nëse dikush i ofron ndonjë bashkëpunim.

“Nuk ka shansë dikush të thotë që tekstet e mija i këndoj Linda edhe pse më kanë dërguar mesazhe në internet. Psh kur i burgosën grupin e Drenicës më kanë dërguar mesazh një tekst për ta kënduar, por ju kam thënë që Linda e përcjell gjendjen dhe këndon si të bëhet puna”.

Linda: “Edhe po të më lusnin Tuna, Dafina e Era nuk do të bëja duet me to”

Linda thotë se nuk dëshiron të ndikohet nga askush deh t’i thonë të tjerët se e ndihmuan. Madje nuk është e gatshme as tu ofroj bashkëpunim këngëtarëve tjerë të estradës, edhe nëse ata i luten.

“Sepse nuk kam dëshirë të bëj me asnjë, as duet dhe as bashkëpunime. Të gjitha që i bëj i bëj vetë, mirë apo keq”.

“Edhe ata të cilët nuk e kanë pasur njetë të më martojnë tash po garojnë se cili të më marr”

Këngëtarët e saj të preferuar janë Mahmut Ferati, Sabri Fejzullahun e Gold AG, por as më këta nuk do të pranoj bashkëpunime. As me, Tunën, Era Istrefin e Dafinën.

“Jo, asnjëherë as me njërën e as me tjetrën, edhe po të më lusnin nuk do e bëja. Ka ndodhur që më kanë lutur dhe nuk dua të ja përmendi emrin, mirëpo nuk kam dashur unë. Nuk dua duet, çfardo të bëjë e bëjë vet, mirë e keq”.

Në përgjithësi duket tip i hapur por që nuk gjen kohë për askënd.

“Edhe ata të cilët nuk e kanë pasur njëjtë të më martojnë tash po garojnë se cili të më marr. Më herët nuk më merrnin e tash nuk dua unë”.

Edhe pse tani e vlerëson veten më VIP, nuk është se frekuenton klubet e natës dhe ka krijuar shoqëri të re,

“Hiq nuk kam shoqëri. Asnjëherë nuk dal., vetëm ndonjëherë kur dal tek restaurant Pishat me vëllain tim. Se për të dal kot nuk kam kohë. Nuk më pëlqejnë shëtitjet, vetëm kur dal për punë”, thotë Morina.

Por asaj i janë shtuar kërkesat nga meshkujt në dy vitet e fundit.

“Edhe ata të cilët nuk e kanë pasur njetë të më martojnë tash po garojnë se cili të më marr. Më herët nuk më merrnin e tash nuk dua unë”.

Linda Morina nuk dëshiron që burri i saj të jetë këngëtar.

“Kam dëshirë të jetë i thjeshtë, të jetë real dhe të jetë i mençur, e jo të jetë ndonjë “trullan”, shkurt e shqip”.

Temat
Showbiz

Të afërta