Kjo është puna e parë që ka bërë ambasadori Delawie

Greg Delawie, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, është bërë tashmë mjaft i njohur me shërbimin e tij në Kosovë.

Delawie, është i diplomuar në Universitetin Harvard, ndërsa karriera e tij numëron pozicione të ndryshme në Turqi, Gjermani, Itali dhe padyshim edhe në Washington, transmeton lajmi.net.

Por, ajo që dikur ka bërë Delawie, nuk ishte punë në ndonjë institucion.

Puna e tij e parë ka qenë shofer autobusi, që atë e ka bërë të ndihet mirë e falë asaj pune t’i arrij të gjitha qëllimet e tij.

“Puna ime e parë ka qenë si ngasës i një autobusi lokal për në kolegj. Çdo punë mund të të sjellë më afër qëllimeve tuaja!”, ka shkruar Delawie në Twitter-in e tij.

E më pas, kur ai shkroi përmes Twitter me hashtag, #first7jobs (shtatë punët e para), aty u bashkëngjiten edhe shumë njerëz të famshëm, duke u nxitur t’i tregojnë punët e para që ata kishin bërë.

Buzz Aldrin ka thënë se puna e tij e parë ishte si pjata larës në një ëmbëltore, që paguhej vetëm 35 cent në orë, e ndërsa më vonë u bë inxhinier dhe astronaut. Ai ishte një nga dy njerëzit e parë që shkuan në Hënë me Apollo 11.

Stephen Colbert Tyrone, sot një komedian, aktor, shkrimtar, producent, kritik në mediat dhe televizionet amerikane, dikur punonte në ndërtimtari, shitës dhe kamarier.

Njerëzit e suksesshëm bëjnë që puna e tyre që sot kanë arritur ta bëjnë, të duket mjaft e lehtë, por pothuajse të gjithë prej tyre kanë kaluar shumë sfida për të arritur qëllimet dhe ëndrrat e tyre t’i realizojnë.

Temat
LajmeVend

Të afërta