Kadrijaj ftesë Thaçit: Eja vizito edhe të rinjtë tanë që u vranë në Pejë

Pas vizitës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në memorialin e Gorazhdecit ku u vranë dy të rinj nga komuniteti Serb, Deputetja Time Kadrijaj i ka bërë ftesë publike Thaçit që të vizitojë edhe të rinjtë shqiptarë që u vranë në rastin Panda në Pejë,shkruan Gazeta Express.

“Zoti President të preferoj tê vizitosh varret e të rinjëve tanë qê u vranë ne rastin panda ne Pejë, e që janë të rinjë serb e që serbia i shkatrroj me dhjetra e dhjetra të rinjë shqiptar në emer të krimit, por plot pas 16 viteve e verteta u deshmua, se ata të rinjë u vranë për tu fajësuar populli ynë.” tha deputetja e AAK’së

Ajo më tej shpreh se sjelljet e presidentit dëshmojnë qartë karakterin nënshtrues dhe tendencën me çdo kusht të paraqitet i pranueshëm para botës, duke shtuar, se në këtë formë Thaçi paraqet popullin e vet agresor dhe terrorist.

“Shko president, vizito djemtë tanë që sot janë me të meta mentale nga torturat e shkaktuara pikërisht për të njëjtin krim që Serbia e pranoi publikisht që e bëri vetë.Në fund të fundit shko ku të duash, as kush ska bo si ti për vetveten në emër të popullit.” theksoi Kadrijaj.

Temat
LajmeVend

Të afërta