Joe Biden arrin në Serbi (Foto)

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden sapo ka arritur në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit.

Edhe pse më parë është njoftuar se ai do të takohet fillimisht me zëvendëskryeministrin serb Ivica Daçiq, i pari që e priti zëvendëspresidentin amerikan në aeroport ishte kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Aeroplani i delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëspresidenti Joe Biden, sapo ka arritur në aeroportin Nikola Tesla të Beogradit, edhe pse më herët u raportua se ai do të arrijë rreth orës 12:30, mirëpo për shkak të motit të keq, fluturimi nga Amerika ishte shtyrë.

Joe Biden nesër do ta vizitojë edhe Kosovën.

Temat
Lajme

Të afërta