Instagrami me veçori që ndihmon bizneset

Rrjeti social Instagram shumë shpejt do të vijë me veçori të re që të ndihmojë lidhjen e bizneseve me klientët.

Sipas raportimeve të reja, aplikacioni do të krijojë një hapësirë të veçantë për bizneset, kryesisht që merren me shitje ‘online’.

Në këtë përditësim do të vijë butoni i ‘kontaktit’ që do të ndihmojë përdoruesit të thërrasin, të dërgojnë e-maile apo të shkruajnë direkt me biznesin.

Përditësimi pritet fillimisht të arrijë në Evropë e më pas edhe në kontinentet tjera. Ky përditësim raportohet se do të lansohet gjatë muajve të ardhshëm.

Instagram

Temat
Teknologji

Të afërta