Ikën Rashica dhe Meha, De Biasi ka gati dy ftesa

Gianni De Biasi ka gati dy ftesë për në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka gati dy ftesë për në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në valën e largimeve drejt Kosovës, strategu italian duket se nuk ka humbur kohë dhe ka afruar mesfushorin e Luzernës, Jamir Hyka në radhët e kuqezinjve.

Në një lidhje telefonike për “Supersport”, De Biasi vlerësoi se forma e mesfushorit ka ardhur në rritje në Zvicër.

“Shqipëria do të niset nga grupi që luajti në “Euro 2016″, por edhe nga lojtarë si Hykaj e Manaj. Hyka ka pasur një rendiment të shkëlqyer në Zvicër, ndërsa Manaj do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe po rritet”, tha De Biasi.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që këtyre dy emrave t’u bashkohet edhe Donis Avdijaj.

Temat
RajonSport

Të afërta