Heroi, i ngjitet pallatit për të shpëtuar 4-vjeçarin (Video)

Një person në Shenzhen të Provincës Guangdong të Kinës Jugore është cilësuar si një “Spiderman” i jetës reale.

Kjo pasi ai ka sfiduar frikën, duke u ngjitur kështu në katin e gjashtë të një pallati, për të shpëtuar një fëmijë 4-vjeçar i cili kishte mbetur në kangjellat e dritares.

Vogëlushi i cili kishte qenë vetëm në shtëpi, ishte i varur rreth 20 metra mbi tokë, në tentativë për t’u ngjitur në dritare.

Personi i cili i shpëtoi jetën vogëlushit, nuk ka preferuar të identifikohet, por kjo skenë është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Temat
Fun

Të afërta