Haraqija – Bushatit: Sa për ty ne ende do ishim në Serbi, e ti do vallëzoje me këngët e Cecës

Ndaj shkrimit të analistit nga Shqipëria, Andi Bushati ka reaguar edhe Astrit Haraqija, e ky i fundit ka thënë se është marre nga ana e Bushatit të flas gjëra jo të hijshme në drejtim të Milot Rashicës.

Sipas tij shumë kush, e njësoj edhe Di Biasi nuk i kishte vlerësuar si duhet lojtarët kosovarë, bile as nuk i kishte marrë parasysh, shkruan lajmi.net.

“Se për ty dhe sojin tënd ne ende ishim në Serbi dhe ti tu vallzu me këngët e Goran Bregoviqit dhe te Cecës. (s’di cilit ja ki japë çelësin e Tiranës)”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ja postimi i plotë:

“Ku, ku Bushat, edhe për futboll koke bo ekspertë a? Mazamakeq a, mos se marre mi ngucë djemtë e ri, se ai i dashuri yt dhe sojit tënd, Di Biasi, as për njerëz si ka llogaritë, a.

A edhe gjashtë yllat i paske përqeshë a, ski faj ti, por jaranat tu që të kanë pru në Prishtinë me bo hajgare me ne, shqiptarët e Kosovës, sepse ti dhe soji yt më shumë e doni (grekin dhe italionin).

Se për ty dhe sojin tënd ne ende ishim në Serbi dhe ti tu vallzu me këngët e Goran Bregoviqit dhe te Cecës. (s’di cilit ja ki japë çelësin e Tiranës)

Ma mirë shikoje punën tënde e ndihmoj jaranit, Edit, që të ka mbet as me sheher as me Barilevë”, shkruan ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta