Gjithçka gati për ‘M’ e Zanfinës! (Video)

Siç edhe iu kemi paralajmëruar kohë më parë, këngëtarja Zanfina Ismaili muajve të fundit ka punuar në atë që e kanë kërkuar fansat e saj – rikthimin në muzikë.

Pas një periudhe aspak të lehtë në jetën private, këngëtarja ka finalizuar projektin e saj të titulluar ‘M’, i cili do jetë dedikim për zonjën e ndjerë, Mona Ismailin.

E tashmë dihet edhe koha e publikimit. Në rrjete sociale, Zani ka zbuluar se kënga e punuar nga RedBox Entertainment do jetë në Youtube nesër në orën 18:00.

Mësohet se kënga pritet të jetë tejet premtuese dhe në tekst do mund ta gjej veten secili dëgjues. /prive/

Temat
Showbiz

Të afërta