Gjenerali Miglieta lë KFOR’in, FSK e falënderon për bashkëpunim

Zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi nga Ministria e Forcës dhe Sigurisë, së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë të Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Ramën, i kanë dhënë lamtumirën komandantit të KFOR-it, gjeneral majorit Guglielmo Miglieta.

Ministria e FSK-së, në takimin e përbashkët në mes zyrtarëve kosovarë dhe gjeneralit Miglieta, zëvendësministrat dhe gjenerali Rama, e kanë falënderuar gjeneral majorit Miglieta për kontributin që ai ka dhënë në Kosovë.

“Në takimin e përbashkët, zëvendësministri Fadil Gashi në emër të ministrit të FSK-së Haki Demolli, të Ministrisë dhe në emrin e tij personal e falënderoi gjeneralin Miglieta për shërbimin në Republikën e Kosovës si dhe nëpërmjet tij të gjithë ushtarët e KFOR-it, që shërbejnë për KFOR-in në Kosovë, të cilët kontribuojnë për siguri dhe paqe në vend si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ministrisë për FSK-në dhe KFOR-it në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kurse, komandanti i KOFR-it ka theksuar se bashkëpunimi në mes KFOR-it dhe FSK-së, është i shkëlqyer dhe se FSK-ja ka dëshmuar se është njësi shumë e përgatitur.

Temat
LajmeVend

Të afërta