Çfarë kanë fshehur Armando Duka dhe Fadil Vokrri?

Fadil Vokrri dhe Armando Duka, sigurisht, kanë një miqësi të vjetër që i bën më shumë se sa miq, por që nuk janë treguar totalisht të sinqertë dhe transparentë përpara publikut dhe tifozëve, kjo është diçka që kurrsesi s’mund t’i falet.

Edhe pse, ashtu si funksionon kudo në institucione të rëndësishme, diplomacia është ajo që karakterizon gjithçka.

I vetmi moment kur mes dy krerëve të futbollit pati “fërkime” ishte intervista e dyfishtë që iu bë menjëherë pas ndeshjes vëllazërore në Prishtinë, Kosovë-Shqipëri. Aty, pati disa “driblime” sa i përket ftesave të Kosovës për lojtarët e kombëtares së Shqipërisë, shkruan Sportekspres, përcjell Lajmi.net.

E vërteta ka qenë dhe do të jetë vetëm një: të gjithë lojtarët do të zgjidhnin individualisht, pa asnjë trysni.

Dhe, Kosova do të ftonte të gjithë, pa përjashtim, ato që do të kishte nevojë. Pakti që u tregua ishte thjesht fantazëm, në mbulim të së vërtetës, ajo e vërtetë që doli në sipërfaqe, njësoj si ato shishet që lundrojnë për vite në det, deri sa dallgët i nxjerrin në breg, shpeshherë me ndonjë mesazh brenda…

Temat
RajonSportVend

Të afërta