Biden: Po shkoj në Kosovë që t’i risiguroj aleatët për raportet me SHBA-në

Zëvëndës presidenti amerikan, Joseph R Biden, paralajmëroi të hënën se Donald Trump, edhe si një kandidat, ka ngritur rreziqet me të cilat përballen aleatët e Amerikës dhe personeli ushtarak jashtë shtetit.

New York Times, citon Biden duke thënë se vizita në Kosovë dhe Serbi këtë javë do të jetë e detyruar që t’i “risigurojë” aleatët se SHBA-të do të vazhdojnë angazhimin në NATO, duke u thirrur në komentet e Trumpit i cili tha se do t’i rivlerësojë raportet nëse zgjidhet president.

“Sepse ata janë të brengosur”, tha Biden, në fushatën e parë të tij pranë Hillary Clinton.

Ai shtoi se po të ishte gjallë djali i tij Beau i cili vdiq nga kancerit vitin e kaluar, ku do të ishte duke shërbyer në Irak, do ta këshillonte se rreziku është rritur edhe më shumë për shkak të komenteve të Trump i cili konkludoi se Obama ishte themeluesi i Shtetit Islamik (ISIS).

“Turpi i këtij njeriu nuk ka kufij”, ka thënë Biden./Lajmi.net

Temat
LajmeVend

Të afërta