Tom Hiddleston ka vendosur të flasë hapur për lidhjen me Taylor Swift

Thashethemet për çiftin Swift dhe Hiddleston janë përhapur që prej fillimit të marrëdhënies së tyre.

Mediat dhe portalet kanë analizuar gjithçka: “Pse ata vendosën të ndjekin njëri-tjetrin me vonesë në Instagram?”; “Pse Swift qëndroi te shtëpia e prindërve dhe nuk shoqëroi të dashurin e saj në Los Angelos?” dhe të tjera aludime si këto. Duke qenë se Tom Hiddleston ka qëndruar gjithnjë larg bujës mediatike, ka bërë çudi fakti që ky i fundit ka vendosur të flasë hapur mbi lidhjen e tij me Swift.

Në një intervistë për “Hollywood Reporter”, ai ka thënë: “Jetojmë në një botë në të cilën çdo celular ka opsionin e fotografimit. Duke nisur nga kjo, atëherë mund të mendosh se çfarë të gjen kur je një personazh publik. Ajo që kam mësuar nga gjithë kjo vëmendje ndaj lidhjes time tani është fakti se për gjithçka ndodh ka këndvështrime të ndryshme. Vështirësia qëndron se nuk duhen lejuar këndvështrimet dashakeqe të ndikojnë negativisht jetën tënde…” ,– ka përfunduar ai. /Blitz.al/

Temat
Showbiz

Të afërta