Skandal në RIO 2016: Grabiten katër notarë amerikanë

“Medalisti olimpik Ryan Lochte dhe tre notarë të tjerë të SHBA kanë rënë pre e një grabitje me armë në rrugët e Rio de Zhanjero”, bën të ditur Komiteti Olimpik i SHBA.

Sipas dëshmisë që katër notarët kanë dhënë në polici, një prej grabitësve i ka vendosur në kokë armën Ryan Lochte-s.

Lochte dhe notarët e tjerë, Gunnar Bentz, Jack Conger dhe Jimmy Feigen, sapo ishin larguar nga rezidenca e sportistëve francezë në fshatin Olimpike të dielën në mëngjes me taksi.

Taksia e tyre ishte ndaluar nga persona të armatosur të cilët janë paraqitur si policë dhe u kërkuan paratë dhe sendet me vlerë që kishin me vete.

nooo-650x358

Temat
BotëSport

Të afërta