Selena Gomez zemërohet me Justin Bieber, ja çfarë i shkruan

Këngëtarja Selena Gomez, është dëshpëruar shumë herë nga ish i dashuri i saj, Justin Bieber.

Por këtë herë ajo ia bëri me dije atij që e ka shumë gabim, transmeton Klan Kosova.

22 vjeçari së fundmi ka postuar fotografi të shumta me të dashurën e tij të re, vajzën e Lionel Richie, Sofia Richie dhe fansat e tij nuk e kanë pritur shumë mirë.

Ai në një postim edhe i ka “kërcënuar” ata se llogarinë e tij në Instagram do ta bëjë private.

E pikërisht kjo gjë e ka inatosur shumë Gomez, e cila edhe ka komentuar në fotografinë e tij.

“Nëse nuk mund të durosh urrejtjen atëherë ndalo e mos posto fotografi me të dashurën – pasi që supozohet se lidhja juaj duhet të jetë e veçantë për ju të dy. Mos u zemëro me fansat e tu. Ata të duan”, ka shkruar Gomez.

Temat
Showbiz

Të afërta