Sara Hoxha publikon foton e parë shtatzënë

Vetëm pak javë pasi Ledjon Liço bëri publik lajmin e shtatzanisë së partneres së tij Sara Hoxha, nëpërmjet një fotoje të hedhur në rrjetet sociale, ja ku vjen edhe ‘radha’ e vet Sarës.

Ndryshe nga fotoja e parë ku barku ende nuk dukej i rrumbullakosur, nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Snapchat, Sara për herë të parë i tregon publikisht ndjekësve të saj barkun e harkuar, që duket qartë poshtë fustanit të saj elegant me ngjyrë të kuqe.

Edhe pse në moshë fare të re, duket se ajo po e shijon në maksimum bekimin e të bërit nënë, gjë të cilën dëshiron ta ndajë me të gjithë. Dhe duhet ta pranojmë që duket shumë bukur./Blitz.al

Sara1

Temat
Showbiz

Të afërta