Robert Berisha nuk po iu tregon fansave “sekretin” e tij? (VIDEO)

Robert Berisha nuk ka qenë asnjëherë adhurues i rrjeteve sociale. Madje, ai tash vonë, ka hapur një llogari në Instagram.

Javën e kaluar ai ka publikuar një video, ku shihet duke shfaqur në fytyrën e tij, me disa efekte speciale, të ngjashme me ato të aplikacionit të SnapChat.

Mirëpo, ai nuk ka treguar se me çfarë aplikacioni e ka bërë këtë realizim.

Roberti ka publikuar përsëri një video, ku shfaqet sërish me efekte, e ndërsa thotë se nuk ka SnapChat, por edhe ata që kanë, nuk mund ta realizojnë një video të tillë si ajo e tij.

Mesa duket, Roberti po preferon ta mbajë “sekret”, aplikacionin e tij interesant.

👀

A video posted by -Renee-Nora-Robert- (@_robertberisha_78) on

Temat
Showbiz

Të afërta