Rehatohet më në fund Lenjani, kjo është skuadra e tij e re

Ermir Lenjani zgjedh destinacionin e tij për të ardhmen. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare do të qëndrojë në Ligue 1, por jo te Rennes ku u kthye këtë verë pas huazimit 1 vjeçar te Nantes , pasi do të veshë fanellën e Guingamp që më në fund merr përforcimin e shumëkërkuar në krahun e majtë të mbrojtjes.

Lajmi bëhet i ditur nga prestigjiozja L’Equipe qe shkruan se 27 vjeçari nga Prishtina pritet në Cotes d’Armor në Bretanjë ku do të firmosë një kontrate 3 vjeçare ndërsa Rennes që do të marrë për transferimin e tij shumën e 500 mijë eurove.

Për Lenjanin kjo është padyshim një zgjidhje e mirë duke qenë se nuk do të jetë më në huazim, por një blerje përfundimtare e Gungamp, çka do të thotë se mund të jetë më i qetë për sa i përket të ardhmes pasi gëzon besimin e Guingamp, diçka që duket se i mungonte te Rennes ku nuk ishte grumbulluar fare nga Christian Gourkuff për transfertën me Nice këtë të diel.

I huazuar te Nantes sezonin e kaluar Lenjani që numëron 21 prezenca dhe 3 gola me Kombëtaren Shqiptare do të shkojë kështu te një tjetër rival i Rennes, Gungamp ku trajneri Antoine Kombuare e vlerëson së tepërmi profilin e tij dhe është bindur përfundimisht se është ai futbollisti i duhur falë edhe performancave të mira të 27 vjeçarit me Shqipërinë në Europianin që u zhvillua këtë verë në Francë.

Temat
Sport

Të afërta