Profesori i Gjeografisë: Kufiri me Malin e Zi ka devijime

Profesori i Gjeografisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Isufi, ka thënë se kufiri me Malin e Zi ka devijime të theksuara dhe se ky devijim më së shumti shfaqet në pjesën perëndimore dhe veriore të Komunës së Pejës, respektivisht komplet në zonën burimore të Lumbardhi të Pejës dhe në pjesë e Zhlepit.

Në një intervistë për “Epoka e Re”, Isufi u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës të mos e ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi pa e shikuar mirë të gjithë dokumentacionin, sidomos hartën e zonave kadastrale të vitit 1974, e cila, sipas tij, dëshmon humbjen e territorit të Kosovës.

Ai ka thënë se ekspertët e kanë kryer një obligim moral ndaj Kosovës dhe tërësisë territoriale, kurse tash u mbetet deputetëve ta marrin mbi supe vendimin për ratifikim apo jo të demarkacionit me Malin e Zi.

Ai thotë se sa u përket fakteve shkencore, hartografike dhe për nga shfrytëzimi praktik, kufiri ka qenë, është dhe duhet të jetë ai i vitit 1945, 1974 deri 1988.

Temat
LajmeVend

Të afërta