Policia i përgjigjet Zafir Berishës: DokuFest nuk është DokuDrogë

Pas komenteve publike nga deputeti Zafir Berisha i cili Doku Fest-in e cilëson si: “Doku Drogë”; Doku Prostitucion” etj, Policia e Kosovës ka reaguar në mënyrë informuese për të gjithë.

Ata thonë se nga data 05 deri me 13 gusht 2016, sa në Prizren është mbajtur festivali tashmë tradicional i filmit dokumentar “Doku Fest”, incidentet e raportuara nuk i tejkalojnë shifrat që raportohen zakonisht gjatë kohës së verës dhe kryesisht janë të natyrës së lehtë me të cilat është marrë policia dhe janë raportuar në prokurorinë e shtetit.

Ndërsa, sipas të dhënave të marra nga DHTN në Prizren, për posedim të paautorizuar, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike gjatë Doku-fest-it 2016 janë iniciuar 19 raste dhe janë ndaluar me urdhër të prokurorit 5 persona kurse 14 të dyshuar ndiqen sipas procedurës së rregullt, raporton lajmi.net

“Duhet cekur se bëhet fjalë për persona të njohur që më parë për policinë. Të gjitha rastet e raportuara nuk ia zbehin imazhin dhe vlerën e festivalit dhe konsiderohen raste të izoluara që nuk paraqesin rrezikim të sigurisë individuale ose të përgjithshme për pjesëmarrësit”, thonë Policia e Kosovës në këtë rajon.

Gjatë kësaj periudhe kohore edhe përkundër pjesëmarrjes rekorde të shtëpive filmike nga 57 shtete, shfaqjes së rreth 238 filmave si dhe pjesëmarrjes së rregullt të rreth 15000- 25.000 mysafirëve, mes të cilëve edhe ambasadorë, është arritur që rendi dhe qetësia publike të jetë e kënaqshme dhe të mbahet nën kontroll, krejt kjo falë përkushtimit dhe angazhimit maksimal të të gjitha njësiteve relevante policore që ofruan siguri për qytetarët dhe pjesëmarrësit në festival.

Temat
LajmeVend

Të afërta