Pas largimit të tre kosovarëve, Shqipëria përforcohet me këtë futbollist (FOTO)

De Biazi fton Jahmir Hykën në Kombëtaren shqiptare të futbollit. Mesfushori që luan në Superligën zvicerane pritet t’i bashkohet ekipit në ndeshjet eliminatore “Rusi 2018”.

Në valën e largimeve drejt Kosovës, De Biazi duket se nuk ka humbur kohë dhe ka afruar mesfushorin e Luzernës në radhët e kuqezinjve.

Në një lidhje telefonike për “Supersport”, De Biazi vlerësoi se forma e mesfushorit ka ardhur në rritje në Zvicër.

“Shqipëria do të niset nga grupi që luajti në “Euro 2016″, por edhe nga lojtarë si Hykaj e Manaj. Hyka ka pasur një rendiment të shkëlqyer në Zvicër, ndërsa Manaj do të ketë mundësinë të luajë rregullisht dhe po rritet”,-tha De Biazi.

Reagimi i tij vjen pas lajmit se Milot Rashica vendosi të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Për këtë të fundit tekniku shprehu keqardhjen duke thënë se e kishte planifikuar si pjesë të kuqezinjve në ndeshjet eliminatore. Gjithashtu, De Biazi zbuloi se emri tjetër që i bashkohet Kosovës është edhe Herolind Shala.

Duke folur për vështirësitë për ndeshjet e Botërorit, De Biazi tha se: “Do të jetë një fushatë shumë e vështirë se kemi Spanjën dhe Italinë dhe vetëm një ekip kualifikohet”,-tha trajneri.

images-cms-image-007550281-470x263

Temat
Sport

Të afërta