Kosovës i erdhi medalja e parë olimpike, nuk ia keni idenë çfarë po ndodh në Serbi

Majlinda Kelmendit një ditë më parë i është organizuar një pritje e madhe në Kosovë.

Xhudistja 25 vjeçare i ka sjell medaljen e parë të artë olimpike Kosovës, pas suksesit që tregoi në RIO 2016.

Për kampionen olimpike në Kosovë, është organizuar pritje institucionale, teksa është përgatitur edhe një autobus i hapur, ku Majlinda pati mundësinë të parakalojë nëpër sheshet e Prishtinës, për të festuar me mbështetësit e saj.

Derisa Kosovës i ka mbërritur tashmë medalja e parë e artë olimpike, në Serbi ende janë në pritje të medaljes së parë.

Edhe pas ditës së nëntë, sportistët serb ende nuk kanë arritur të fitojnë së paku një medalje, përcjell Lajmi.net.

Kujtojmë se Serbia në RIO 2016, garon me 103 sportistë në 14 disiplina.

Temat
Sport

Të afërta