Guardiola e injoroi, Joe Hart tani merr dy oferta interesante

E ardhmja e portierit të Anglisë, Joe Hart, është larg Manchester Cityt.

Portieri 29 vjeçar duket që nuk ka arritur të bind trajnerin e ri, Pep Guardiola, i cili e la në banikë në ndeshjen e parë të Premirligës ndaj Sunderland.

Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ia bëri me dije Hartit se duhet të luftojë për të siguruar një vend në formacionin bazë.

Kjo ka bërë që dy skuadra të njohura evropiane, të shprehin interesim për të.
DailyMirror shkruan se Everton dhe Sevilla, kanë bërë hapat e parë për të nënshkruar me portierin që mbrojti ngjyrat e Anglisë në EURO 2016.

gusud

Temat
BotëSport

Të afërta