Gjyqtari kosovar gjykoi në “Rio 2016” (FOTO)

Kush ka thënë që kosovarët i kanë thënë lamtumirë Lojërave Olimpike?

Gjyqtari kosovar, Jeton Beqiri, sot ka ndarë drejtësinë në “Rio 2016”.

Një gjë të tillë, Beqiri e ka bërë në ping-pong në gjysmëfinalen mes Gjermanisë dhe Japonisë në kategorinë e meshkujve, përcjellë “Lajmi.net”.

Beqiri ka referuar më herët edhe në Lojërat Evropiane në Baku dhe në Kampionatin Botëror në Tokio.

13903203_1259172140789091_7482844388425251909_n

13912578_1259171997455772_8405548074976272133_n

Temat
Sport

Të afërta