De Biasi godet Rashicën dhe zbulon kosovarin tjetër që lë Shqipërinë për Kosovën

Gianni De Biasi ka folur pas largimit të Milot Rashicës te Kosova, dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit.

Italiani ka theksuar që Rashica është bindur nga dikush tjetër për këtë vendim.

“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit. Aryeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Europian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet.

Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”, u shpreh ndër të tjera tekniku Italian në Supersport.

Gjithashtu ai zbuloi se një tjetër lojtar që do të largohet drejt Kosovës ëshët mesfushori Herolind Shala, një tjetër lojtar që mbeti jashtë europianit.

Temat
Sport

Të afërta