Berisha vjen me një vendim të madh

Ashtu si pritej, ka shpërthyer kriza mes Etrit Berishës e Lazios, pasi tashmë është e qartë që portieri nuk konsiderohet titullar te klubi kryeqytetas.

Në fakt, këtë verë Berisha kërkoi largimin, por luajti titullar në miqësoret e para verore dhe te Lacio i premtuan vendin nëformacion, duke nxjerrë në shitje titullarin Marchetti.

Megjithatë, ky i fundit ka një pagë të konsiderueshme dhe asnjë klub nuk e do, duke parë edhe moshën 33-vjeçare, ndaj Lazio është i detyruar ta mbajë dhe për pasojë trajneri Simone Inzaghi e ka konfirmuar në formacion.

Kjo ka zemëruar prokuratorin e Berishës, Federico Pastorelo, i cili duke folur për Cittaceleste.it, nuk e fsheh zhgënjimin: “Duhet të bisedojmë me Lazion. Na u tha që Berisha do të luante dhe vetëm kjo ishte arsyeja pse Berisha pranoi të qëndronte. Me sa po shoh, nuk po ndodh kjo gjë”.

Temat
Sport

Të afërta