Arsenali ëndërron yllin e Real Madridit, ai kushton shumë (FOTO)

Arsenali vazhdon të insistojë në sigurimin e shërbimeve të yllit të Real Madridit, James Rodriguez.

The Telegraph shkruan se Gunners në dy javët e fundit të afatit kalimtar, do të përpiqen të arrijnë marrëveshje me 25 vjeçarin, që ka humbur besimin e trajnerit Zinedine Zidane.

Problem në nënshkrimin e James, pritet të jetë çmimi i lartë prej 80 milionë eurosh që i ka vendosur Real Madridi.

Arsenali e nisi me humbje edicionin në Premierligë ku u mund nga Liverpooli 3-4, dhe ky rezultat mund të shtyjë Wengerin të sjell emra të rinj në Emirates Stadium, përcjell Lajmi.net.

weng

Temat
BotëSport

Të afërta