Adele refuzon të bëhet si Michael Jackson dhe Justin Timberlake!

Nuk është asnjëherë e lehtë të përballosh divën e muzikës.

Adele ka refuzuar të performojë në pushimin e ndeshjes së Super Bowl të vitit 2017.

Për shumë artistë është kurorëzimi i një karriere, por artistes britanike duket se nuk i hyn aspak në sy.

Gjatë një koncerti në Los Angeles ajo tregoi për turmën se pavarësisht ofertës për të performuar në eventin prestigjoz, ajo kishte refuzuar.

Adele tha se ky spektakël nuk kishte në fokus muzikën dhe se ajo vetë nuk dinte të kërcente apo diçka tjetër të ngjashme.

Në fund e mbylli me “ndoshta herës tjetër”, gjithmonë nëse do të ketë një herë tjetër. Dhe të mendosh që për këtë spektakël janë vënë në rresht emra si Michael Jackson dhe Justin Timberlake./InTv.al

Temat
Showbiz

Të afërta