A nisi “fshesa” e Kadri Veselit në parti nga “Jerusalemi i PDK-së”?!

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli bashkë me zëvendësin e tij, Enver Hoxhaj, kanë zbarkuar befasisht sot në Prizren.

Veseli dhe Hoxhaj janë ndalur në ndërtesën e Komunës së Prizrenit, ku bashkë me krerët e komunës kanë marrë vendim për largimin e gjashtë drejtorëve të PDK-së dhe zëvendësimin me të rinj, transmeton lajmi.net.

Kjo ‘fshesë’ e Veselit ka të bëjë me mospunën e tyre, si dhe përpjekjet për kthimin e fuqisë së PDK-së në Prizren, ose siç e quante Thaçi dikur “Jerusalemit të PDK-së”.

Mirëpo, lajmi.net merr vesh se kjo nuk është “fshesa” e vetme dhe e fundit e Veselit brenda strukturave të PDK-së si nëpër degë po ashtu edhe në qendër.

Reformat në PDK pritet të kenë pasoja edhe të disa zyrtarë të lartë të cilët më shumë shihen si pengese sesa si ndihmesë.

Temat
LajmeVend

Të afërta