Unitedi fitoi, ja çfarë thotë Jose Mourinho

Jose Mourinho është shprehur i lumtur për fitoren e arritur me Manchester United.

Unitedi mori tre pikët e para në Premierligë, duke mundur 1:3 në udhëtim Bournemouthin.

“Jam i kënaqur me tre pikët, me cilësinë e futbollit që treguam, cilësinë e kontrollit të lojës, cilësinë në mbrojte – ishim shumë kompakt. Morëm tre pikë kundër një kundërshtari shumë të vështirë, por unë nuk e vë në dyshim se ne e merituam fitoren”, deklaroi Jose Mourinho pas ndeshjes, përcjell Lajmi.net.

“Ky është vetëm fillimi. Ne kemi nevojë për t’u përmirësuar çdo ditë. Por sot fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Temat
BotëSport

Të afërta