Mësoni cilat ushqime të shpejta e dëmtojnë lëkurën

Ushqimet e shpejta pothujase të gjithë i konsumojmë, por shumicën e tyre duhet t’i harroni menjëherë, duke pasur parasysh se shkaktojnë përhapjen progresive të puçrrave, por edhe rrudhave!

Kur bëhet fjalë për shëndetin e lëkurës, jemi të sigurt se shumica e grave zgjidhjen e kërkojnë te disa produkte të zbukurimit apo trajtime kozmetike, duke shmangur vetë ushqimin.

Pikërisht ushqimet që ne konsumojmë përditë, kanë një ndikim të madh në shëndetin tonë të lëkurës: nga tonifikimi dhe struktura deri te freskia e tenit.

Për këtë kemi vendosur të bëjmë një listë të ushqimeve të shpejta (fast food) që zakonisht i konsumojmë, kurse ndikojnë negativisht në lëkurën tonë.

Spagetti dhe qofte: Keq, por jo tmerrësisht

Po ju sjellim lajme të mira për adhuruesit e pastave. Indeksi glikemik (numri që tregon aftësinë e ushqimit që përmbanë karbohidrate që ndikojnë në ngritjen e koncentrimit të sheqerit në gjak pas ngrënies) nuk është ideal, por ky ushqim nuk përmban qumësht, as çokollatë, por nuk ka as përmbajtje shumë të lartë të natriumit që nuk e bën shumë të keq për lëkurën tuaj.

Pulë e skuqur: Keq, por jo dhe aq

Pula e përgatitur në këtë mënyrë (mveshja e mishit me grimca buke) nuk rekomandohet, posaçërisht për shkak të skuqjes (tiganisjes) …. Vetëvetiu mishi i pulës përmbanë një numër të ushqyesve, por procesi i përgatitjes së vaktit e bën ushqim që duhet shmangur. Në fund do të konkludojmë se ky ushqim është i keq, por jo dhe aq.

Patate të skuqura: I keq për rrudhat

Mund të themi lirisht se patatet e skuqura nuk janë aq të tmerrshme, por për shkak të përmbajtjes së lartë të natriumit dhe kripës dehidron dhe shkakton dobësimin momental të lëkurës, kurse niveli i lartë i karbohidrateve ndikon negativisht në shfaqjen e rrudhave.

Akullore: Keq, sidomos me shije çokollate

Akullorja përmban nivele të larta të sheqerit që nuk ndikon mirë në lëkurën tuaj, nëse shikojmë indeksin e glikemisë. Veçanërisht e keqe është akullorja me shije çokollate, pasi që është vërtetuar se çokollata shkakton shfaqjen e puçrrave.

Hamburger me djathë: Shumë i keq

Hamburgeri me djathë ka indeks glikemik vetëm pak më të ulët se pica, makaronat dhe djathi. Pra, këshilla jonë është ta heqni nga të ushqyerit.

Makarona dhe djathë: Pothuajse më e keqja

Ky ushqim është në krye të listës së ushqimeve me indeksin më të lartë glikemik, për shkak se ndikon shumë keq për rrudhat dhe puçrrat. Përveç kësaj, në djathë ka shumë qumësht i cili përmban nivele të larta të hormonit të rritjes, i cili gjithashtu shkakton shfaqjen e puçrrave të fytyrës.

Pica: Keq, por jo e tepërt

Pica ka një indeks glikemik të lartë, që do të thotë se ngritë sheqerin në gjak, ndikon në përhapjen progresive të puçrrave në fytyrë dhe zvogëlon prodhimin e kolagjenit. Qumështi në djathë gjithashtu përmban hormonet e rritjes e cila shkakton puçrra dhe akne.

Burrito (panine me gjalpë): Anashkalojeni në harkun sa më të gjërë

Kombinimi i indeksit të lartë glikemik të ushqimit dhe produkteve të qumështit paraqet zgjedhje shumë të keqe për lëkurën tuaj. Indeksi glikemik shumë i lartë shkakton sekretimin e shtuar të hormoneve, që ndryshon cilësinë e yndyrës dhe mund të shkaktojë akne dhe dëmtim të lëkurës. Gjithashtu, niveli i lartë i natriumit çon në dehidratim.

Temat
Shëndet

Të afërta