Majlinda në gjumë, ku është medalja? (Foto)

Ekipi i xhudos së Kosovës është nisur nga Brazili drejt Gjermanisë.

Trajneri Driton Kuka, ka postuar një foto me Majlinda Kelmendin, ku dyshja shihet në airoplan gjatë fluturimit nga Rio në Frankfurt.

“Live Rio-Frankfurt. Me padurim po e presim kthimin në atdhe. Majlinda po flenë, unë po e ruaj medaljen”, shkroi Kuka në Facebook.

Ekipi i xhudos do të pritet në mënyrë madhështore në Kosovë. Ata mbërrijnë sot rreth orës 17:30.

Driton Kuka, Majlinda Kelmendi

Temat
SportVend

Të afërta