Dua Lipa akuzohet për vjedhje (Foto)

Dua Lipa ka postuar në Instagram një video nga koncerti i saj në Tiranë por rrjeti social e ka fshirë atë. Ajo ka vendosur ta ripostojë videon duke bashkangjitur një shkrim ku thotë:

“Instagrami ka fshirë videon e këngës sime Last Dance për arsye kopjimi pavarsisht se ajo është kënga ime kështu që unë e kam ripostuar atë. Fatkeqësisht ajo nuk ka zë. Koncerti në Tiranë me 30mijë njerëz. Njerëzit duan të duken si unë. Njerëzit jo të vërtetë faleminderit”

Mesa duket, Dua është irrituar që Instagrami nuk i njeh këngën e saj dhe kjo ndodh për shkak të profileve fallco që mund të kenë postuar këngën më parë. Por kjo video, shkëputur nga koncerti në Tiranë, është shumë e rëndësishme për këgëtaren ndaj ajo ka vendosur mos ta fshijë, edhe pse video nuk ka zë.

dua1

Temat
Showbiz

Të afërta