Vokrri: Brenda dy apo tre ditëve do ta kemi të qartë situatën te Përfaqësuesja e Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka dhënë një lajm të rëndësishëm rreth Përfaqësueses së Kosovës.

Vokrri pas finales së Superkupës të cilën e fitoi 2:1 Prishtina ndaj Feronikelit, ka thënë për Supersport Kosovën se brenda dy – tre dite, FFK do ta ketë të qartë situatën se cilët lojtarë po i bashkohen Përfaqësueses së Kosovës.

Ai ka thënë se disa futbollistë kanë deponuar kërkesat në FIFA për kalim te Përfaqësuesja e Kosovës, pa zbuluar emra konkret.

“Kemi vështirësi ligjore për shkak të lojtarëve, nuk e dimë se çfarë kuadri do të kemi, nuk e dimë se çfarë lojtarë do të kemi në dispozicion”, deklaroi Vokrri.

I pyetur nëse futbollistët kanë nisur të procedojnë kërkesat e tyre për t’iu bashkuar Kosovës, numri një i FFK-së u përgjigj:” Disa e kanë bërë, do të presim edhe dy – tre ditë dhe do ta kemi të qartë situatën se cilët lojtarë do të na bashkëngjiten”.

vok-650x358

Temat
Vend

Të afërta